Starmer mes kritikave/ “Mori donacione”, kryeministri britanik në shënjestër të opinionit

Më pak se tre muaj pas zgjedhjes së tij si kryeministër ne britanine e madhe, Keir Starmer po përballet me një valë kritikash që lidhen me donacione që kapin vlerën mbi 100,000 paund dhe pagën e lartë të këshilltares së tij. Që prej vitit 2019, kur starmer ishte lideri partisë laburistë ne opozite, ai ka [...]Read More...

Starmer mes kritikave/ “Mori donacione”, kryeministri britanik në shënjestër të opinionit

Më pak se tre muaj pas zgjedhjes së tij si kryeministër ne britanine e madhe, Keir Starmer po përballet me një valë kritikash që lidhen me donacione që kapin vlerën mbi 100,000 paund dhe pagën e lartë të këshilltares së tij.

Që prej vitit 2019, kur starmer ishte lideri partisë laburistë ne opozite, ai ka pranuar donacione me vlerë mbi 100,000 paund, më shumë se çdo anëtar tjetër i parlamentit, që përfshijnë fustane nga stilistë të njohur për bashkëshorten e tij, bileta për ndeshje futbolli dhe një koncert të Taylor Swift. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë britanike është nën presion m për pagën e shefes së shtabit Sue Grey. BBC zbuloi se ajo paguhet 170,000 paund në vit – rreth 3,000 paund më shumë se paga e kryeministrit të vendit.

Paga e Sue Grey, e cila kishte një rol të rëndësishëm në hetimin e “partygate” gjatë qeverisjes së Boris Johnson, ka nxitur kritika nga konservatorët, të cilët e akuzojnë për një qëndrim politik të njëanshëm.

Situata e starmer është komplikuar nga raportet e mediave për donacionet dhe dhuratat e tjera që ai ka pranuar, duke përfshirë bileta të shtrenjta për ndeshje futbolli me Arsenal. Sipas raportimeve, ai ka përfituar bileta me vlerë mbi 40,000 paund. Ndërkohë, biletat për koncertin e Taylor Sëift, të cilin ai ndoqi me gruan e tij në qershor, kapnin vlerën e rreth 4,000 paund. Gruaja e tij Victoria po ashtu mori mbi 5000 £ rroba nga stilistët

Në lidhje me akuzat, Starmer është shprehur se donacionet janë të ligjshme dhe të regjistruara, duke theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të kujdesshëm për të përmbushur të gjitha rregullat. Ai gjithashtu ka argumentuar se ndihmat e tilla përfshijnë gjëra të zakonshme dhe nuk ndikojnë në vendimmarrjen e tij si kryeministër. Në përgjigje të kritikeve për biletat e shtrenjta të futbollit, ai theksoi se për arsye sigurie, nuk mund të ulet me tifozët e zakonshëm në stadium.

Këto donacione kanë ngritur shqetësime, sidomos në një kontekst kur qeveria po i kërkon qytetarëve britanikë të “shtrëngojnë xhepat” përballë kufizimeve buxhetore. Shtypi konservator e ka shfrytëzuar këtë situatë për të kritikuar Starmer, duke e akuzuar për hipokrizi, sidomos pas kritikave që ai kishte drejtuar ndaj paraardhësit të tij, Rishi Sunak, për jetesën e tij luksoze.

Zhvillimet kanë nxitur debate të gjera në opinionin publik, duke i vendosur Starmer-in në një pozitë të vështirë në një kohë kur partia e tij përballet me sfida të mëdha.