Ish-zyrtari i NATO-s: S’shoh tension në kufi, duhet ndaluar së foluri për kërcënime nga Serbia
Qysh prej sulmit të Banjskës, liderët e Kosovës s’kanë rreshtur se paralajmëruari për rrezikun që i kanoset vendit për ndonjë sulm tjetër të mundshëm nga Serbia. Megjithatë një gjë të tillë nuk e sheh në horizont, ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, transmeton Express. Në një deklaratë për emisionin “Expose” të Radios Evropa e Lirë, Shea madje ka […]
Qysh prej sulmit të Banjskës, liderët e Kosovës s’kanë rreshtur se paralajmëruari për rrezikun që i kanoset vendit për ndonjë sulm tjetër të mundshëm nga Serbia. Megjithatë një gjë të tillë nuk e sheh në horizont, ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, transmeton Express.
Në një deklaratë për emisionin “Expose” të Radios Evropa e Lirë, Shea madje ka thënë se s’është në rregull të flitet për kërcënime ushtarake dhe se duhet një kthim në tryezën e dialogut për normalizim të raporteve.