ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Mark Speich. Kurti i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim, dhe siguri. “Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të […]

ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias
zkm-jep-detaje-per-takimin-e-kurtit-me-sekretarin-e-shtetit-gjerman-te-nordrain-westfalias

zkm-jep-detaje-per-takimin-e-kurtit-me-sekretarin-e-shtetit-gjerman-te-nordrain-westfalias

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Mark Speich.

Kurti i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim, dhe siguri.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të Nordrain Westfalias, mbështetjen në procesin e integrimit evropian, mundësitë për shtim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe tregtar përmes organizimit të forumeve biznesore dhe vizitave të ndërsjella, dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë të mirë integruar në krijimin e urave dhe shkëmbimin e përvojave dhe dijes”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se përveç mërgatës në Gjermani që mund të shërbejë si urë e bashkëpunimeve dhe përfitimeve të dyanshme, në Kosovë tashmë po zbatohen programe të ndryshme të arsimit dual, frymëzuar nga vendet gjermano-folëse, që gjithashtu do të shërbejnë si ure lidhëse e arsimit me ekonominë dhe përgatitjes së fuqisë punëtore me kërkesat e tregut të punës.

“Duke iu referuar pranisë së madhe të mërgatës sonë në Gjermani, përkatësisht në shtetin e Nordrain Ëestfalias, kryeministri nënvizoi se Unioni i Bizneseve i krijuar 10 vjet më parë, me seli në Dusseldorf paraqet një potencial të madh ekonomik dhe njerëzor që mund të fuqizohet edhe më tej përmes bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim.