Stoltenberg “justifikon” sulmet ukrainase në territorin rus: Kievi ka të drejtë të mbrohet

Në një intervistë që dha për gazetën gjermane Welt am Sonntag, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg justifikoi pushtimin ukrainas të rajonit rus Kursk, duke përmendur të drejtën e Kievit për vetëmbrojtje. “Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe, sipas ligjit ndërkombëtar, kjo e drejtë nuk ndalet në kufi”, theksoi Stoltenberg, duke theksuar se [...]Read More...

Stoltenberg “justifikon” sulmet ukrainase në territorin rus: Kievi ka të drejtë të mbrohet

Në një intervistë që dha për gazetën gjermane Welt am Sonntag, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg justifikoi pushtimin ukrainas të rajonit rus Kursk, duke përmendur të drejtën e Kievit për vetëmbrojtje.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe, sipas ligjit ndërkombëtar, kjo e drejtë nuk ndalet në kufi”, theksoi Stoltenberg, duke theksuar se NATO nuk ka qenë e informuar paraprakisht për planet e Ukrainës.

Kreu i NATO-s pranon se Ukraina ka rrezikuar duke avancuar në territorin rus, por shpjegon se është një vendim i Kievit.

“Presidenti Zelensky e ka bërë të qartë se operacioni synon krijimin e një zone sigurie për të parandaluar sulmet e mëtejshme ruse nga përtej kufirit”, tha Stoltenberg.

“Si të gjitha operacionet ushtarake, ai mbart rreziqe. Por Ukraina është ajo që vendos se si të mbrohet”, shton ai.

Nga ana e saj, Moska ka njoftuar se do t’i përgjigjet “provokimit” ukrainas, ndërsa paralajmëroi Perëndimin se “po luan me zjarrin”.

Trupat ukrainase pushtuan rajonin e Kursk të Rusisë më 6 gusht dhe kanë qenë në lëvizje që atëherë, ndërkohë që forcat ruse po shtojnë ofensivën e tyre në Ukrainën lindore ndërsa synojnë Pokrovsk.

/abcnews.al