Studimi: Mbi 39 milionë njerëz mund të vdesin deri në 2050, shkak infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve

Vdekjet për shkak të infeksioneve rezistente do të rriten në dekadat e ardhshme dhe kjo rritje pritet të jetë pothuajse 70% deri në vitin 2050 krahasuar me vitin 2022. Sipas një studimi të botuar në revistën ” The Lancet “, vlerësohet se deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë njerëz në mbarë botën [...]Read More...

Studimi: Mbi 39 milionë njerëz mund të vdesin deri në 2050, shkak infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve

Vdekjet për shkak të infeksioneve rezistente do të rriten në dekadat e ardhshme dhe kjo rritje pritet të jetë pothuajse 70% deri në vitin 2050 krahasuar me vitin 2022.

Sipas një studimi të botuar në revistën ” The Lancet “, vlerësohet se deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve.

Kjo është analiza e parë globale e tendencave të rezistencës antimikrobike (AMR), e kryer si pjesë e programit Global Research on Antimicrobial Resistance. Studimi mbulon njerëz të të gjitha moshave në 204 vende dhe rajone.

Është vlerësuar se më shumë se një milion njerëz vdesin si rezultat i rezistencës të infeksioneve ndaj antibiotikëve në mbarë botën çdo vit në periudhën 1990-2021. Numri i vdekjeve u rrit më së shumti në pesë rajone globale: Afrikën Perëndimore Sub-Sahariane, Amerikën Latine Tropikale, Amerikën e Veriut, Azinë Juglindore dhe Azinë Jugore.

Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vdekejve ra me 50% te fëmijët nën moshën pesë vjeç, një rënie që përkoi me përmirësime të rëndësishme në ofrimin e masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, të tilla si programet e vaksinimit.

Megjithatë, vdekjet u rritën me më shumë se 80% te njerëzit e moshës mbi 70 vjeç, për shkak të një popullsie që plaket me shpejtësi dhe vulnerabilitetit më të madh të të moshuarve ndaj infeksionit.

Këto tendenca parashikohet të vazhdojnë edhe në dekadat e ardhshme.

/abcnews.al