Stuhitë do të vazhdojnë të godasin edhe sot Zvicrën

Pas motit të nxehtë dhe të thatë të ditëve të kaluara, reshjet e forta të shiut janë rikthyer pasditen e së enjtes në shumë rajone të Zvicrës, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të forcohen edhe më tej, përcjell albinfo.ch. Shërbimi meteorologjik MeteoNews e ka të vështirë të parashikojë sasinë e reshjeve, por “sido që […] The post Stuhitë do të vazhdojnë të godasin edhe sot Zvicrën appeared first on Albinfo.

Stuhitë do të vazhdojnë të godasin edhe sot Zvicrën

Pas motit të nxehtë dhe të thatë të ditëve të kaluara, reshjet e forta të shiut janë rikthyer pasditen e së enjtes në shumë rajone të Zvicrës, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të forcohen edhe më tej, përcjell albinfo.ch.

Shërbimi meteorologjik MeteoNews e ka të vështirë të parashikojë sasinë e reshjeve, por “sido që të jetë, toka është ende shumë e lagësht vende-vende dhe rezervat ujore janë plot.

Kjo do të thotë se pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Zvicrën në javët e fundit, situata “mbetet e tensionuar” gjatë gjithë ditës.

Lajmi i mirë, megjithatë, është se shiu dhe rreziku i përmbytjeve të reja, duhet të zhduken mjaft shpejt.

 

 

The post Stuhitë do të vazhdojnë të godasin edhe sot Zvicrën appeared first on Albinfo.