Sulm ajror në Gaza, vriten mbi 90 civilë palestinezë

Tragjedia në zonën humanitare në Khan Younis të Gazës merr përmasa edhe më të mëdha. Mbi 90 palestinezë janë vrarë pas një sulmi ajror të kryer nga ushtria e Izraelit, ndërsa rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Hamasi. Siç raportohet, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Izraeli [...]Read More...

Sulm ajror në Gaza, vriten mbi 90 civilë palestinezë

Tragjedia në zonën humanitare në Khan Younis të Gazës merr përmasa edhe më të mëdha. Mbi 90 palestinezë janë vrarë pas një sulmi ajror të kryer nga ushtria e Izraelit, ndërsa rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Hamasi.

Siç raportohet, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Izraeli bëri me dije se sulmi kishte për shënjestër liderin e Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëdhënësin e tij, Rafa Salama. Por, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk arriti të konfirmonte eleminimin e tyre: “Shteti i Izraelit, përmes ushtrisë dhe agjencisë së sigurisë sulmoi në Gaza, me qëllim për të vrarë Mohammed Deif dhe zëdhënësin e tij Rafa Salama. Nuk është e qartë nëse dy personat në fjalë janë vrarë, por sidoqoftë, ne do të eleminojmë të gjithë lidershipin e Hamasit”.

Një funksionar i lartë i Hamasit i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se lideri i tyre ushtarak është gjallë: “Komandanti Mohammed Deif është mirë dhe po udhëheq drejtëpërdrejtë operacionet e brigadës al-Qassam dhe të rezistencës”.

Gjithashtu, njoftohet se Hamasi ka vendosur të ndërpresë negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës, siç thuhet, për mungesë serioziteti dhe masakrat izraelite. Al-Mawasi në Khan Younis, ku ndodhi sulmi tragjik, ishte përcaktuar nga Izraeli si një zonë humanitare e sigurtë. Dëshmitarët treguan për BBC tmerrin e përjetuar duke theksuar se zona dukej sikur kishte përjetuar një tërmet.

Amerika i ka “tërhequr veshin” qeverisë së Tel Avivit duke kërkuar reduktimin e viktimave ndër civilë.

/abcnews.al