Sulmet e 11 shtatorit/ Shtrëngim duarsh mes Harris dhe Trump në ceremoninë e përkujtimit të viktimave

SHBA- Të freskët nga dueli i tyre i parë televiziv, kandidatët për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump u përshëndetën me një shtrëngim duarsh gjatë përkujtimeve të sulmeve të 11 shtatorit në New York. Në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të sulmit në “Kullat Binjake”, morën pjesë edhe presidenti amerikan [...]Read More...

Sulmet e 11 shtatorit/ Shtrëngim duarsh mes Harris dhe Trump në ceremoninë e përkujtimit të viktimave

SHBA- Të freskët nga dueli i tyre i parë televiziv, kandidatët për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump u përshëndetën me një shtrëngim duarsh gjatë përkujtimeve të sulmeve të 11 shtatorit në New York.

Në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të sulmit në “Kullat Binjake”, morën pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden dhe lideri i demokratëve në Senat Chcuk Schumer, i afërt me Harris.

Debati mes Kamala Harris dhe Donald Trump zgjati 90 minuta, ndërsa është ndjekur me vëmendje nga miliona amerikanë, e në veçanti ata që akoma nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë në zgjedhjet e nëntorit./ abcnews.al