Sulmi me tre të vrarë, autoritetet gjermane s’e përjashtojnë mundësinë që të jetë një akt terrorist

Prokuroria publike e shtetit gjerman të Nordrhein-Westfalen njoftoi sot se ka mundësi që sulmi me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, të jetë një akt terrorist. “Deri më tani nuk kemi mundur të identifikojmë një motiv. Megjithatë, bazuar në të gjitha rrethanat, supozojmë se dyshimi [...]Read More...

Sulmi me tre të vrarë, autoritetet gjermane s’e përjashtojnë mundësinë që të jetë një akt terrorist

Prokuroria publike e shtetit gjerman të Nordrhein-Westfalen njoftoi sot se ka mundësi që sulmi me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, të jetë një akt terrorist.

“Deri më tani nuk kemi mundur të identifikojmë një motiv. Megjithatë, bazuar në të gjitha rrethanat, supozojmë se dyshimi fillestar se ishte një akt terrorist nuk mund të përjashtohet”, tha prokurori i lartë publik Markus Kaspers në konferencën e sotme për shtyp.

Autoritetet kanë konfirmuar se autori, i cili është në arrati, goditi me thikë tre persona për vdekje dhe plagosi shtatë të tjerë, katër të tjerë rëndë, në festivalin e qytetit në Solingen të premten mbrëma.

I dyshuari, sipas dëshmitarëve okularë, dukej si një arab dhe policia në Solingen shpalli gjendjen e rrezikut të përgjithshëm, njoftoi gazeta lokale Solingen Tageblat.
Presidenti dhe kancelari i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe Olaf Scholz, thanë sot se sulmuesi duhet të kapet së shpejti dhe të ndëshkohet rëndë./abcnews.al