Sveçla takon homologun maqedonas, flasin për sigurinë e luftën ndaj krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Panche Toshkovski. Sveçla tha se me drejtorët e policive të dy shteteve folën për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar. “Fenomenet negative që kanë karakterizuar […]

Sveçla takon homologun maqedonas, flasin për sigurinë e luftën ndaj krimit të organizuar
svecla-takon-homologun-maqedonas,-flasin-per-sigurine-e-luften-ndaj-krimit-te-organizuar

svecla-takon-homologun-maqedonas,-flasin-per-sigurine-e-luften-ndaj-krimit-te-organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Panche Toshkovski.

Sveçla tha se me drejtorët e policive të dy shteteve folën për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies falë bashkëpunimit të ngushtë policor teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”.

“Biseduam edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të Ministrive tona dhe për këtë kishim pajtueshmëri të plotë të dyja palët”, tha Sveçla.

Më tej, ai tha se bashkëpunimi rajonal mbetet krucial si garancë e luftimit të sukesshëm të çdo ilegaliteti që cenon sigurinë të dyja vendeve dhe rajonit.