Të martën nê Prishtinë, festë madhështore për Diasporën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se organizon festë madhështore “FALEMINDERIT MËRGATË” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. “Aktivitetet e parapara do të fillojnë nga ora 10:00 deri në ora 23:00, ku qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes […] The post Të martën nê Prishtinë, festë madhështore për Diasporën appeared first on Albinfo.

Të martën nê Prishtinë, festë madhështore për Diasporën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se organizon festë madhështore “FALEMINDERIT MËRGATË” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Aktivitetet e parapara do të fillojnë nga ora 10:00 deri në ora 23:00, ku qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjatë kësaj feste, në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.

Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “FALEMINDERIT MËRGATË”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë.

Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.

DATA: 30 korrik 2024

ORA: 10:00 – 23:00

VENDI: sheshi “Skenderbeu”

The post Të martën nê Prishtinë, festë madhështore për Diasporën appeared first on Albinfo.