Të shtëna me armë në tubimin elektoral të Trump, plagoset në kokë

Në tubimin në Butler në shtetin e Pennsylvania derisa ish presidenti amerikan po mbante fjalim dëgjohen të shtëna rresht dhe sipas pamjeve ai plagoset në kokë. Derisa po fliste kandidati për president Donald Trump pasi dëgjohen të shtënat mbahet për koke ku edhe ulet në podium për t’u strehuar. Pak sekonda intervenojnë shërbimi sekret dhe […]

Të shtëna me armë në tubimin elektoral të Trump, plagoset në kokë
te-shtena-me-arme-ne-tubimin-elektoral-te-trump,-plagoset-ne-koke

te-shtena-me-arme-ne-tubimin-elektoral-te-trump,-plagoset-ne-koke

Në tubimin në Butler në shtetin e Pennsylvania derisa ish presidenti amerikan po mbante fjalim dëgjohen të shtëna rresht dhe sipas pamjeve ai plagoset në kokë.

Derisa po fliste kandidati për president Donald Trump pasi dëgjohen të shtënat mbahet për koke ku edhe ulet në podium për t’u strehuar. Pak sekonda intervenojnë shërbimi sekret dhe policia speciale që e mbrojnë me trupat e tyre.

Në pak minuta ata e rrethojnë dhe nisin ta përcjellin jashtë vendit. Ai shihet në këmbë të veta por i gjakosur në anën e djathtë të kokës, mbi veshin e tij.

Sic raporton edhe CNN u dëgjuan goditje të forta para se Trump të binte në tokë. Agjentët më pas e ndihmuan atë të ngrihej në këmbë dhe ai kishte gjak në fytyrë. Ai po i bërtiste përsëri turmës dhe ngriti grushtin. Më pas ai është dërguar në një automjet dhe është evakuuar nga vendi i ngjarjes./Front Online/