Tërmet i fuqishëm në verilindje të Tajvanit, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte qarkun Yilan në verilindje të ishullit kinez të Tajvanit, njoftoi shërbimi lokal meteorologjik. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme. Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei, ku janë lëkundur [...]Read More...

Tërmet i fuqishëm në verilindje të Tajvanit, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte qarkun Yilan në verilindje të ishullit kinez të Tajvanit, njoftoi shërbimi lokal meteorologjik.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei, ku janë lëkundur ndërtesat, raporton Reuters.

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe i përket zonave të tërmeteve./abcnews.al