Tha se Burnsi s’do ta takojë Kurtin, Haradinaj reagon: Ia lëmë kohës ta dëshmojë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje ka deklaruar se shefi i CIA-s, William Burns, nuk do të takohej me kryeministrin Albin Kurti, duke iu referuar raporteve me SHBA-në. Haradinaj ka thënë sot se vizita e Burnsit në Kosovë është lajm i mirë për Kosovën, ndërsa sa i përket Kurtit, tha se ia lënë kohës t’i […]

Tha se Burnsi s’do ta takojë Kurtin, Haradinaj reagon: Ia lëmë kohës ta dëshmojë
tha-se-burnsi-s’do-ta-takoje-kurtin,-haradinaj-reagon:-ia-leme-kohes-ta-deshmoje

tha-se-burnsi-s’do-ta-takoje-kurtin,-haradinaj-reagon:-ia-leme-kohes-ta-deshmoje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje ka deklaruar se shefi i CIA-s, William Burns, nuk do të takohej me kryeministrin Albin Kurti, duke iu referuar raporteve me SHBA-në.

Haradinaj ka thënë sot se vizita e Burnsit në Kosovë është lajm i mirë për Kosovën, ndërsa sa i përket Kurtit, tha se ia lënë kohës t’i dëshmojë agjendat e tij, duke shtuar se aleanca e Kosovës me SHBA-në nuk mund të rrezikohet nga askush.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, z. Burns, në Kosovë është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne është jetike integrimi në familjen euroatlantike dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme.

Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, ia lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike.