Thaçi: Kosova e përgatitur në rast të një sul’mi nga Serbia, shteti vazhdimisht të investojë në ushtri

Deklaratat që Serbia do ta përsëris një sulm të ngjashëm si ai i Banjskës, kohëve të fundit janë të shumta. Lidhur me këtë çështje deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, thotë se Kosova duhet të jetë vazhdimisht vigjilente pasi që mund të kemi një kërcënim nga Serbia apo edhe një luftë të mundshme. Thaçi thotë […]

Thaçi: Kosova e përgatitur në rast të një sul’mi nga Serbia, shteti vazhdimisht të investojë në ushtri
thaci:-kosova-e-pergatitur-ne-rast-te-nje-sul’mi-nga-serbia,-shteti-vazhdimisht-te-investoje-ne-ushtri

thaci:-kosova-e-pergatitur-ne-rast-te-nje-sul’mi-nga-serbia,-shteti-vazhdimisht-te-investoje-ne-ushtri

Deklaratat që Serbia do ta përsëris një sulm të ngjashëm si ai i Banjskës, kohëve të fundit janë të shumta.

Lidhur me këtë çështje deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, thotë se Kosova duhet të jetë vazhdimisht vigjilente pasi që mund të kemi një kërcënim nga Serbia apo edhe një luftë të mundshme.

Thaçi thotë se Kosova është e përgatitur në rast të një sulmi të ri, ku shton se kemi një ushtri të përgatiur mirë.

Ai thekson se shteti vazhdimisht duhet që të investojë në ushtri.

“Sigurisht që Kosova duhet të jetë vazhdimisht vigjilente, sepse përderisa e kemi një politikë në Serbi që e mbron Radoiciqin dhe i shpall hero terrorristët e vrarë në Banjskë, neve në vazhdimësi dhe mbase mund të kemi kërcënim nga Serbia apo edhe një luftë të mundshme. Prandaj unë konsideroj që përderisa në krye të Serbisë kemi një ministër të Slobodan Millosheviqit, ne duhet të jemi vigjilent si shtet sepse mund të ndodh edhe ajo që nuk pritet, pra mund të ndodh ndonjë eskalim sic ndodhi një sulm terrorist në Bansjkë. Por falë angazhimit të policisë sonë sigurosht që dihet epilogu që terrorristët ikën nga ai vend duke u deklasuar. Sigurisht që Kosova është e përgatitur, edhe ministri i mbrojtjes dhe i punëve të brendshme janë në vazhdimësi duke punuar dhe sigurisht që ne kemi tash një ushtri mirë të përgatitur falë edhe investimeve të fundit që po bëhen në ushtri. Dhe ne si shtet duhet të vazhdojmë që të investojmë në ushtri”, përfundoi Thaçi për GazetaBlic.