Arrestohet e dyshuara në Pejë, dyshohet se mashtroi disa qytetarë për 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një grua e dyshuar për mashtrim. Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke iu premtuar sera me subvencione, por ka kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transportin dhe montimin e tyre. Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova përfshirë […]

Arrestohet e dyshuara në Pejë, dyshohet se mashtroi disa qytetarë për 30 mijë euro
arrestohet-e-dyshuara-ne-peje,-dyshohet-se-mashtroi-disa-qytetare-per-30-mije-euro

arrestohet-e-dyshuara-ne-peje,-dyshohet-se-mashtroi-disa-qytetare-per-30-mije-euro

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një grua e dyshuar për mashtrim.

Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke iu premtuar sera me subvencione, por ka kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transportin dhe montimin e tyre.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova përfshirë një laptop, vulë dhe dokumente. Vlera e dëmit llogaritet rreth 30,000 euro.

E dyshuara është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.