Tragjedi në det, 26 viktima nga fundosja e varkës

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e varkës së peshkimit prej druri kur ajo u fundos vetëm 4 km larg brigjeve. Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe kërkimit në det janë [...]Read More...

Tragjedi në det, 26 viktima nga fundosja e varkës

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e varkës së peshkimit prej druri kur ajo u fundos vetëm 4 km larg brigjeve.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe kërkimit në det janë ende në vazhdim. Varka ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur. Kryesisht të rinjtë  që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia po përpiqen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut për në ishujt spanjollë.

/abcnews.al