“Kurti, lojë për qëllime personale”, Minxhozi: Po luan me stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Albin Kurti po bën një lojë të rrezikshme, duke sfiduar aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas tij, po dëmton stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Në një intervistë për “Ora e fundit”, analisti tha se qëllimet e Kurtit janë thjesht për elektorat. “Kjo do të çojë vetëm në rritjen e mbështetjes [...]Read More...

“Kurti, lojë për qëllime personale”, Minxhozi: Po luan me stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Albin Kurti po bën një lojë të rrezikshme, duke sfiduar aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas tij, po dëmton stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Në një intervistë për “Ora e fundit”, analisti tha se qëllimet e Kurtit janë thjesht për elektorat.

“Kjo do të çojë vetëm në rritjen e mbështetjes së tij politike dhe asgjë tjetër, sepse Kurti ka dëshmuar se më shumë sesa siguria e Kosovës dhe partnershipi i saj me SHBA…Kurti përpiqet të eksplorojë një korsi që i ngjan një loje bixhozi mjaft të rrezikshme.

Ai e di që duke qenë i skajshëm me qëndrime ndaj Serbisë prodhon një lojë të brendshme por nuk merr parasysh nevojat bazike që ka një lider politik i nivelit të tij në Kosovën e sotme me të qenit i matur në hedhjen e hapave sepse Kosova ndodhet në një proces që dominohet jo nga emocionet por kalkulimet.

Pra loja e Kurtit është thellësisht me qëllime personale, duke shpërfillur faktin se po luan me stabilitetin, integritetin dhe sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës si një shtet që kërkon të integrohet në arkitekturën e institucioneve ndërkombëtare dhe të ketë flamurin e saj në të gjitha tryezat. Po luan lojë vetmitare, që synon të fitojë zgjedhjet por të humbë Kosovën.”, tha Minxhozi./abcnews.al