Trazirat në Bangladesh, SHBA urdhëron evakuimin e stafit të saj diplomatik

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se kanë urdhëruar largimin e personelit të tyre jo thelbësor nga Bangladeshi si masë paraprake, pas protestave masive që çuan në dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina. Departamenti i Shtetit tha se lëshoi ​​urdhrin të hënën, duke sqaruar se ambasada e SHBA do të mbetet e hapur, por me aftësi të [...]Read More...

Trazirat në Bangladesh, SHBA urdhëron evakuimin e stafit të saj diplomatik

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se kanë urdhëruar largimin e personelit të tyre jo thelbësor nga Bangladeshi si masë paraprake, pas protestave masive që çuan në dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina.

Departamenti i Shtetit tha se lëshoi ​​urdhrin të hënën, duke sqaruar se ambasada e SHBA do të mbetet e hapur, por me aftësi të kufizuara operacionale.

Uashingtoni kishte paralajmëruar që nga muaji i kaluar amerikanët të mos udhëtonin në Bangladesh, duke përmendur trazirat, krimin dhe terrorizmin.

Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë S Jaishankar tha se Nju Delhi po “monitoronte situatën” në lidhje me situatën e pakicave dhe “derisa të rivendoset rendi”./abcnews.al