Tre paqeruajtës të OKB-së plagosen nga një shpërthim në Libanin jugor

Tre paqeruajtës të OKB-së u plagosën nga një shpërthim pranë automjetit të tyre në fshatin libanez jugor Yarin, tha sot zëdhënësi i Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) Andrea Tenendy. “Të gjithë anëtarët e forcës paqeruajtëse që morën pjesë në patrullë u kthyen të sigurt në bazën e tyre,” tha zëdhënësi [...]Read More...

Tre paqeruajtës të OKB-së plagosen nga një shpërthim në Libanin jugor

Tre paqeruajtës të OKB-së u plagosën nga një shpërthim pranë automjetit të tyre në fshatin libanez jugor Yarin, tha sot zëdhënësi i Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) Andrea Tenendy.

“Të gjithë anëtarët e forcës paqeruajtëse që morën pjesë në patrullë u kthyen të sigurt në bazën e tyre,” tha zëdhënësi pa dhënë detaje mbi shpërthimin.

“Ne po hetojmë incidentin. Ne iu kujtojmë të gjitha palëve dhe aktorëve përgjegjësinë e tyre për të shmangur dëmtimin e paqeruajtësve dhe civilëve.”, shtoi më tej zëdhënësi.

Ngjarja vjen mes frikës për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi sulmesh ndërkufitare, veçanërisht pas vrasjes së komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr, më 30 korrik në një sulm ajror izraelit në Bejrut. /abcnews.al