Trump, me “fat”/ Pasi i shpëtoi atentatit, i vjen fitorja ligjore. Gjykatësja në Florida mbyll çështjen e tij për dokumentet e falsifikuara

Pasi i shpëtoi atentatit në Pensilvani, ish presidenti amerikan Donald Trump ka arritur një tjetër fitore ligjore. Një gjykatëse në Florida i ka mbyllur çështjen penale për dokumentet e klasifikuara. Një vendim që fshinë një nga sfidat kryesore ligjore me të cilat përballet ish kreu i shtëpisë së Bardhë. Një gjykatës federal pushoi  çështjen e [...]Read More...

Trump, me “fat”/ Pasi i shpëtoi atentatit, i vjen fitorja  ligjore. Gjykatësja në Florida mbyll çështjen e tij për dokumentet e falsifikuara

Pasi i shpëtoi atentatit në Pensilvani, ish presidenti amerikan Donald Trump ka arritur një tjetër fitore ligjore. Një gjykatëse në Florida i ka mbyllur çështjen penale për dokumentet e klasifikuara. Një vendim që fshinë një nga sfidat kryesore ligjore me të cilat përballet ish kreu i shtëpisë së Bardhë.

Një gjykatës federal pushoi  çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, një vendim tronditës që “fshin” një nga sfidat kryesore ligjore  me të cilat përballet ish-presidenti.

Vendimi i gjykatëses së qarkut amerikan Aileen Cannon sjell mbyll një çështje penale që u konsiderua gjerësisht si më e rrezikshmja nga të gjitha kërcënimet ligjore me të cilat u përball ish-presidenti republikan.

Trump u përball me dhjetëra akuza për krime që e akuzuan atë për grumbullimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida dhe pengimin e përpjekjeve të FBI-së për t’i kthyer ato.

Avokatët mbrojtës patën pretenduar se këshilltari i posaçëm Jack Smith ishte emëruar në shkelje të kushtetutës dhe se zyra e tij financohej në mënyrë të pahijshme nga Departamenti i drejtësisë

Cannon në një vendim 93 faqesh ra dakord më avokatët e Trump.

“Gjykata është e bindur se ndjekja penale e këtij veprimi nga Prokurori i Posaçëm Smith shkel dy gurë themelorë strukturorë të skemës sonë kushtetuese – rolin e Kongresit në emërimin e zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në autorizimin e shpenzimeve me ligj,” përfundoi gjyqtarja Cannon.

Vendimi i Cannon , një gjyqtar i emëruar nga Trump në vitin 2020, vjen në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane . Edhe pse një gjyq përpara zgjedhjeve

presidenciale konsiderohej i pamundur, shumë ekspertë ligjorë e kishin parë çështjen e dokumenteve të klasifikuara si më të fortin nga katër çështjet që ishin në pritje kundër ish-presidentit.

Smith e kishte akuzuar Trump vitin e kaluar për marrjen e dokumenteve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë dhe rezistencës ndaj përpjekjeve të qeverisë për të tërhequr materialet. Ai u deklarua i pafajshëm.

Gjyqtarja Cannon tha në vendimin e saj se ky vendim vlen për këtë çështje dhe jo për një të dytë të mbikëqyrur nga Smith mbi përpjekjet e supozuara për të përmbysur zgjedhjet e 2020.