U gjetën të pajetë në Gaza, ushtria izraelite: Në trupat e pengjeve kishte plumba

Ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur plumba në trupat e gjashtë pengjeve të mbajtur në Gaza. Një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite shpjegoi se, gjatë ekzaminimit mjekoligjor të trupave, “u gjetën plumba në trupat e gjashtë pengjeve”. Të martën, ushtria njoftoi se kishte gjetur trupat e gjashtë burrave të rrëmbyer nga anëtarët e Hamasit [...]Read More...

U gjetën të pajetë në Gaza, ushtria izraelite: Në trupat e pengjeve kishte plumba

Ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur plumba në trupat e gjashtë pengjeve të mbajtur në Gaza.

Një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite shpjegoi se, gjatë ekzaminimit mjekoligjor të trupave, “u gjetën plumba në trupat e gjashtë pengjeve”.

Të martën, ushtria njoftoi se kishte gjetur trupat e gjashtë burrave të rrëmbyer nga anëtarët e Hamasit gjatë sulmit të organizatës palestineze më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.

Nga 251 pengjet e marra nga Hamasi vitin e kaluar, 105 janë ende në Gaza, por 34 prej tyre besohet të jenë të vdekur./abcnews.al