U gjetën të vdekur brenda një hoteli në Bangkok, dyshohet se 6 personat janë helmuar

Gjashtë persona u gjetën të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë, ndërsa policia po heton për helmim të mundshëm. Trupat e tre grave dhe tre burrave u gjetën brenda një suite në katin e pestë të një hoteli në Bangkok nga një punonjës pasditen e së martës. Viktimat ishin vietnamezë dhe dy kishin nënshtetësi [...]Read More...

U gjetën të vdekur brenda një hoteli në Bangkok, dyshohet se 6 personat janë helmuar

Gjashtë persona u gjetën të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë, ndërsa policia po heton për helmim të mundshëm. Trupat e tre grave dhe tre burrave u gjetën brenda një suite në katin e pestë të një hoteli në Bangkok nga një punonjës pasditen e së martës.

Viktimat ishin vietnamezë dhe dy kishin nënshtetësi amerikane, tha kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin. Sipas policisë, ngjarja nuk duket të jetë një grabitje dhe asnjë prej trupave nuk kishte shenja të dhunës fizike. Policia tha se janë gjetur gjurmë pluhuri në gotat e tyre.

“Ushqimi ishte i paprekur, por të gjashtë gotat ishin përdorur. Ne do t’i kontrollojmë të gjitha. Nuk gjetëm asgjë tjetër përreth, madje edhe në dysheme, por gjetëm një lloj pluhuri në fund të një gote, “tha komisioneri i Byrosë së Policisë Metropolitane Thiti Saengsaëang.

“Duhet të zbulojmë motivet,” tha ai, duke shtuar se vdekjet nuk ishin rezultat i vetëvrasjes, por i një “vrasjeje”. Autoritetet aktualisht janë në kërkim të personit të shtatë që ishte pjesë e prenotimit të hotelit dhe tani është një i dyshuar i mundshëm./abcnews.al