U raportua se po kërkohet nga Serbia, koloneli i policisë: Zyrtarisht nuk jam në dijeni, por nuk pritet më mirë

Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës. Graishta tha për Klankosova.tv se “zyrtarisht […]

U raportua se po kërkohet nga Serbia, koloneli i policisë: Zyrtarisht nuk jam në dijeni, por nuk pritet më mirë
u-raportua-se-po-kerkohet-nga-serbia,-koloneli-i-policise:-zyrtarisht-nuk-jam-ne-dijeni,-por-nuk-pritet-me-mire

u-raportua-se-po-kerkohet-nga-serbia,-koloneli-i-policise:-zyrtarisht-nuk-jam-ne-dijeni,-por-nuk-pritet-me-mire

Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës.

Graishta tha për Klankosova.tv se “zyrtarisht nuk është në dijeni”.

“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta.

Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së.