U shpërnda Abetarja e unifikuar në disa shkolla të RMV-së

Në disa shkolla fillore të Maqedonisë së Veriut sot u shpërnda abetarja e unifikuar, raporton Portalb.mk. Abetaret të cilët janë donacion nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u dorëzuan në shkollën fillore “Liria” në Shkup. “Nga sot, nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit shqip […]

U shpërnda Abetarja e unifikuar në disa shkolla të RMV-së
Abetarja. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në disa shkolla fillore të Maqedonisë së Veriut sot u shpërnda abetarja e unifikuar, raporton Portalb.mk.

Abetaret të cilët janë donacion nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u dorëzuan në shkollën fillore “Liria” në Shkup.

“Nga sot, nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit shqip njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Është padyshim një hap thelbësor në mirëmbajtjen e identitetit tonë kombëtar në një epokë të globalizimit”, tha Izet Mexhiti, zëvendës-kryeministër.

Abetarja u dorëzua edhe në Tetovë

“Kjo është abetarja e parë e unifikuar mbarëkombëtare. Prej këtë vit do të shërbehen edhe nxënësit e shkollave shqipe”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë dhe dymbëdhjetë vjet nga përdorimi i Abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë të gjithë në duar Abetaren e unifikuar.

Përdorimi i Abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut paraprihej me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore.

nëntor të vitit 2023, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se abetarja e unifikuar do të përdoret edhe në Maqedoninë e Veriut, por vetëm pasi të jenë modifikuar programet mësimore për nxënësit e klasave të para me mësim në gjuhën shqipe, pasi vendimi për Abetaren që tashmë përdoret në Shqipëri dhe Kosovë, ka marrë miratimin e institucioneve përkatëse, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Entit Pedagogjik.

Abetarja e unifikuar shpesh është përdorur për pikë politike nga politikanët në RMV.

Kujtojmë që, nxënësit e klasës së parë në Shqipëri dhe Kosovë mësojnë me këtë Abetare të unifikuar.