U vetëdorëzua në polici pasi u dyshua për vjedhjen në mishtoren në veri, del se po kërkohej edhe për 26 raste të tjera penale

Një person është vet dorëzuar në Stacioni Policor në veri, pasi kërkohej për një rast vjedhje në një mishtore. Ai ka dorëzuar gjërat e vjedhura, por pas verifikimit të personit të dyshuar, i njëjti rezulton të jetë recidivist i 26 veprave të ngjashme penale në të kaluarën. Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së […]

U vetëdorëzua në polici pasi u dyshua për vjedhjen në mishtoren në veri, del se po kërkohej edhe për 26 raste të tjera penale
u-vetedorezua-ne-polici-pasi-u-dyshua-per-vjedhjen-ne-mishtoren-ne-veri,-del-se-po-kerkohej-edhe-per-26-raste-te-tjera-penale

u-vetedorezua-ne-polici-pasi-u-dyshua-per-vjedhjen-ne-mishtoren-ne-veri,-del-se-po-kerkohej-edhe-per-26-raste-te-tjera-penale

Një person është vet dorëzuar në Stacioni Policor në veri, pasi kërkohej për një rast vjedhje në një mishtore. Ai ka dorëzuar gjërat e vjedhura, por pas verifikimit të personit të dyshuar, i njëjti rezulton të jetë recidivist i 26 veprave të ngjashme penale në të kaluarën.

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani

Më 14 gusht, rreth orës 23:00 në rrugën “ Sutjeska”, më saktësisht në mishtoren “North City”, një person i dyshuar kishte hapur derën e mishtores me forcë, më pas nga lokali kishte vjedhur para të gatshme rreth 6000 dinar, një laptop HP në vlerë prej 400 euro dhe një telefon celular në vlerë prej 150 euro.

“Rasti është raportuar nga ankuesi të nesërmen. Pas një pune ekipore nga ana e hetuesve, është arritur që të identifikohet personi i cili ka kryer veprën në fjalë. Personi i dyshuar M/SH/K viti i lindjes 1987, është kërkuar disa herë në shtëpinë e tij, mirëpo nuk është hasur, ndërsa dje është vetdorëzuar, është intervistuar me prani të mbrojtësit të tij dhe ka dorëzuar gjërat e vjedhura. Lidhur me rastin në fjalë pas konsultimit me prokurorin, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gjërat e vjedhura do t’i kthehen pronarit”, tha ai.