Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve F-16

Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për operacione brenda vendit, tha të dielën Presidenti Volodymyr Zelenskiy, duke konfirmuar mbërritjen e shumëpritur të avionëve luftarakë të prodhuar nga SHBA, më shumë se 29 muaj pasi filloi agresioni rus. Udhëheqësi ukrainas njoftoi për fillimin e përdorimit të avionëve F-16, që Kievi i kishte kërkuar prej [...]Read More...

Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve F-16

Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për operacione brenda vendit, tha të dielën Presidenti Volodymyr Zelenskiy, duke konfirmuar mbërritjen e shumëpritur të avionëve luftarakë të prodhuar nga SHBA, më shumë se 29 muaj pasi filloi agresioni rus.

Udhëheqësi ukrainas njoftoi për fillimin e përdorimit të avionëve F-16, që Kievi i kishte kërkuar prej kohësh, ndërsa takohej me pilotët ushtarakë në një bazë ajrore ku kishte dy avionë të tillë, ndërsa dy të tjerë fluturonin mbi ta.

“F-16 janë në Ukrainë. Ia dolëm. Jam krenar për djemtë tanë që kanë filluar t’i përdorin ata për vendin tonë,” tha zoti Zelenskiy në një vendndodhje që autoritetet i kërkuan agjencisë Reuters të mos ta identifikonte për arsye sigurie.

Ardhja e avionëve është një moment historik për Ukrainën pas shumë muajsh pritjeje, megjithëse mbetet e paqartë se sa të tillë janë në dispozicion të tyre dhe sa ndikim do të kenë ata në përmirësimin e mbrojtjes ajrore dhe në fushën e betejës.