Ukraina paralajmëron Bjellorusinë të tërheqë forcat nga kufiri i saj

Ukraina akuzoi Bjellorusinë, fqinjin e saj dhe aleatin e ngushtë të Rusisë, për vendosjen e trupave në kufirin e saj dhe paralajmëroi Minskun kundër çdo veprimi jomiqësor. Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se kishte vënë re se Bjellorusia “po vendoste një numër të konsiderueshëm trupash në rajonin Gomel, pranë kufirit verior të Ukrainës, nën [...]Read More...

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë të tërheqë forcat nga kufiri i saj

Ukraina akuzoi Bjellorusinë, fqinjin e saj dhe aleatin e ngushtë të Rusisë, për vendosjen e trupave në kufirin e saj dhe paralajmëroi Minskun kundër çdo veprimi jomiqësor.

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se kishte vënë re se Bjellorusia “po vendoste një numër të konsiderueshëm trupash në rajonin Gomel, pranë kufirit verior të Ukrainës, nën pretekstin e manovrave”.

“Ne paralajmërojmë zyrtarët bjellorusë që të mos bëjnë një gabim nën presionin e Moskës  dhe u bëjmë thirrje forcave të saj të armatosura të ndalojnë veprimet jomiqësore dhe të tërheqin forcat nga kufijtë e Ukrainës në një distancë më të madhe se rrezet e zjarrit të sistemeve bjelloruse”, shtoi diplomacia ukrainase në një deklaratë.

Kievi tha se kishte zbuluar praninë e luftëtarëve të milicisë Ëagner, disa prej të cilëve po strehohen në Bjellorusi pas kryengritjes së dështuar të liderit të tyre vitin e kaluar.

Ukraina ka paralajmëruar se stërvitjet ushtarake në rajonin kufitar përbëjnë një kërcënim për “sigurinë globale” për shkak të afërsisë së saj me termocentralin bërthamor të Çernobilit.

“Ne theksojmë se Ukraina nuk ka ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrë kurrë veprime armiqësore kundër popullit bjellorus”, shtoi Ministria e Jashtme.

Njoftimi vjen pasi Ukraina ka nisur një ofensivë që nga 6 gushti me mijëra trupa të saj kundër rajonit kufitar rus të Kursk, duke pushtuar disa qindra kilometra katrorë, dhe ndërsa Rusia vazhdon përparimin e saj në Ukrainën lindore.

Bjellorusia, e cila është politikisht dhe ekonomikisht e varur nga Rusia, është qeverisur nga presidenti Alexander Lukashenko që nga viti 1994.

Në vitin 2022, Lukashenko lejoi që trupat ruse të vendoseshin në Bjellorusi gjatë asaj që Moska dhe Minsk i quanin “stërvitje përpara pushtimit rus të Ukrainës” në shkurt./abcnews.al