Sulmi rus në Ukrainë, tre të vdekur dhe 5 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe pesë u plagosën në sulmin rus në shkallë të gjerë të mëngjesit të sotëm me raketa dhe dronë në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Lutsk, Ihor Polišchuk, tha se një person vdiq kur u godit një ndërtesë banimi pesëkatëshe. Kreu i Administratës Rajonale të Zaporizhisë, Ivan Fedorov, tha [...]Read More...

Sulmi rus në Ukrainë, tre të vdekur dhe 5 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe pesë u plagosën në sulmin rus në shkallë të gjerë të mëngjesit të sotëm me raketa dhe dronë në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Lutsk, Ihor Polišchuk, tha se një person vdiq kur u godit një ndërtesë banimi pesëkatëshe.

Kreu i Administratës Rajonale të Zaporizhisë, Ivan Fedorov, tha se një tjetër person u vra pikërisht në atë zonë.

Ndërkohëe, e gjithë Ukraina ishte në alarm për sulme ajrore të hënën, në mes të një kërcënimi të një sulmi masiv me raketa dhe dron rus, tha ushtria e Ukrainës, pas disa valë sulmesh me dronë gjatë natës.

Forca ajrore e Ukrainës tha se ishin lëshuar disa raketa që synonin vendin dhe dhjetëra dronë që kërcënonin të gjithë Ukrainën. Ndërkohë, furnizimi me energji dhe ujë u ndërpre në disa zona të Kievit, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

/abcnews.al