Të paktën 60 trupa në rrënojat e ndërtesave në një lagje të Gazës

Rreth 60 trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave në Shujaya, një lagje e Gazës, nga e cila ushtria izraelite thotë se u tërhoq të mërkurën mbrëma pas dy javësh operacione. “Kur forcat izraelite pushtuese u tërhoqën nga lagjja Shujaya, ekipet e Mbrojtjes Civile, me ndihmën e banorëve, arritën të gjenin rreth 60 trupa deri [...]Read More...

Të paktën 60 trupa në rrënojat e ndërtesave në një lagje të Gazës

Rreth 60 trupa janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave në Shujaya, një lagje e Gazës, nga e cila ushtria izraelite thotë se u tërhoq të mërkurën mbrëma pas dy javësh operacione.

“Kur forcat izraelite pushtuese u tërhoqën nga lagjja Shujaya, ekipet e Mbrojtjes Civile, me ndihmën e banorëve, arritën të gjenin rreth 60 trupa deri më tani”, tha zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile në Gaza.

Zëdhënësi theksoi se ata u nxorrën të vdekur nga rrënojat e lagjes në qytetin e Gazës, e cila është kthyer në një “zonë shkatërrimi”, pasi 85 përqind e banesave u cilësuan si të pabanueshme.

Të mërkurën mbrëma, ushtria izraelite njoftoi se kishte përfunduar operacionin në Shujaya, ku luftime të ashpra po vazhdonin që nga 27 qershori, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin për siguri.

Sipas Izraelit, gjatë operacionit u lokalizuan dhe u shkatërruan tetë tunele, ndërsa u vranë “dhjetëra terroristë”./abcnews.al