UP vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics, Kurti: Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen me të lartë në Webometrics ndonjëherë. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti theksoi se ky është lajmi tjetër i mirë pas miratimit të statutit të ri të UP-së. “Ky lajm i […]

UP vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics, Kurti: Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit
up-vazhdon-ngritjen-ne-rangimin-boteror-te-webometrics,-kurti:-ky-lajm-i-mire-i-shtohet-lajmit-tjeter-te-diteve-te-fundit

up-vazhdon-ngritjen-ne-rangimin-boteror-te-webometrics,-kurti:-ky-lajm-i-mire-i-shtohet-lajmit-tjeter-te-diteve-te-fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen me të lartë në Webometrics ndonjëherë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti theksoi se ky është lajmi tjetër i mirë pas miratimit të statutit të ri të UP-së.

“Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit, që me rastin e miratimit të Statutit të ri të Universitetit, për herë të parë, anëtarë të personelit akademik që janë në marrëdhënie të rregullt pune në një universitet që është në mesin e katërqind (400) universiteteve më të mira në botë, sipas renditjes së ‘Times Higher Education World University Rankings’ ose ‘QS World University Rankings’ do të kenë mundësi transferimi në Universitetin e Prishtinës pa iu nënshtruar procedurave të konkursit publik”, ka shkruar Kurti.

Mes tjerash, i pari i ekzekutivit kosovar potencoi se kandidatët e interesuar mund të shprehin interesimin te rektorati, dekani ose këshilli i fakultetit përkatës.

“Sipas statutit të ri, “kërkesa për transferim bëhet me propozimin e rektorit, dekanit ose këshillit të njësisë akademike përkatëse dhe miratohet nga senati.” Kështu, kandidatët e interesuar, që e plotësojnë kriterin e mësipërm, mund të shprehin interesin te cilido prej këtyre autoriteteve, pra rektori, dekani ose këshilli i fakultetit përkatës”, tha Kurti.

“Kjo masë, që përveç tjerash është ftesë dhe mundësi për shkencëtarët, studiuesit dhe profesorët nga diaspora jonë, padyshim që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve dhe konkurrencës akademike, nga të cilat do përfitojnë studentët, shkenca dhe vetë Universiteti publik”, përfundoi Kurti./Front Online/