Ushtria izraelite nis një valë të re sulmesh në Liban

Izraeli ka deklaruar se ka kryer goditje në Liban, disa orë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbajti një fjalim duke u zotuar për hakmarrje, pas një sërë shpërthimesh që ndodhën në Liban dhe Siri, që kishin për shënjestër pajisje të telekomunikimit. Izraeli nuk ka komentuar për [...]Read More...

Ushtria izraelite nis një valë të re sulmesh në Liban

Izraeli ka deklaruar se ka kryer goditje në Liban, disa orë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbajti një fjalim duke u zotuar për hakmarrje, pas një sërë shpërthimesh që ndodhën në Liban dhe Siri, që kishin për shënjestër pajisje të telekomunikimit.

Izraeli nuk ka komentuar për shpërthimin dhe radiolidhjeve të Hezbollahut, që kanë lënë të vrarë 37 persona dhe kanë plagosur pothuajse 3.000 të tjerë më herët gjatë kësaj jave, por Izraeli është fajësuar nga Hezbollahu për këto sulme.

Në fjalimin e tij, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, synoi të arrite dy qëllime kryesore: forcimin e moralit të Hezbollahut dhe mbajtjen e presionit psikologjik ndaj Izraelit. Pavarësisht se e pranoi se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të grupit përbënin një kthim prapa, ai i paraqiti incidentet vdekjeprurëse si pengesë të përkohshme në konfliktin më të gjerë me armikun.