Vd*es 16 vjeçari që u plagos aksidentalisht nga polici në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga polici, Fatjon Hoti, më 16 korrik. Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për Front Online. “Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tregoi ai. I ndjeri fillimisht ishte dërguar në QKUK ku edhe pati kryer një […]
Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga polici, Fatjon Hoti, më 16 korrik.
Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për Front Online.
“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tregoi ai.
I ndjeri fillimisht ishte dërguar në QKUK ku edhe pati kryer një operacion. Megjithatë, ai nuk ia arriti të mbijetojë dhe vdiq në spital.