VIDEO/ Brazil, dy të vdekur nga zjarret që kanë përfshirë vendin, autoritetet në gatishmëri

Sao Paulo në Brazilin juglindor kërcënohet nga zjarret. Si pasojë e kësaj situate autoritetet kanë shpallur alarmin maksimal në 30 qytete. Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën në një fabrikë duke u përpjekur të shuanin flakët. Kushtet favorizojnë zhvillimin e zjarreve, pasi temperatura arrin 35 gradë Celsius. “Aktualisht kemi 30 qytete në gatishmëri të lartë për zjarre [...]Read More...

VIDEO/ Brazil, dy të vdekur nga zjarret që kanë përfshirë vendin, autoritetet në gatishmëri

Sao Paulo në Brazilin juglindor kërcënohet nga zjarret. Si pasojë e kësaj situate autoritetet kanë shpallur alarmin maksimal në 30 qytete.

Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën në një fabrikë duke u përpjekur të shuanin flakët.

Kushtet favorizojnë zhvillimin e zjarreve, pasi temperatura arrin 35 gradë Celsius.

“Aktualisht kemi 30 qytete në gatishmëri të lartë për zjarre të mëdha dhe po punojmë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të garantuar sigurinë,” tha Tarcisio de Freitas , guvernatori i shtetit Sao Paulo, në një postim në platformën X.