“Lufta” për emigracionin/ Harris: SHBA kërkon lider për të zgjidhur problemet. Trump: Asnjë sukses nëse ajo zgjidhet presidente

Kamala Harris: Njerëzit në vendin tonë kanë nevojë për një lider që i zgjidh këto probleme madhore. Ish presidenti pëlqen të vrapojë pas problemeve dhe jo t’i zgjidhë ato. Donald Trump: Ajo tha se njerëzit fillojnë të ikin, ajo po i paguan që të jenë në eventet e saj elektorale. Jemi një vend duke dështuar, [...]Read More...

“Lufta” për emigracionin/ Harris: SHBA kërkon lider për të zgjidhur problemet. Trump: Asnjë sukses nëse ajo zgjidhet presidente

Kamala Harris: Njerëzit në vendin tonë kanë nevojë për një lider që i zgjidh këto probleme madhore. Ish presidenti pëlqen të vrapojë pas problemeve dhe jo t’i zgjidhë ato.

Donald Trump: Ajo tha se njerëzit fillojnë të ikin, ajo po i paguan që të jenë në eventet e saj elektorale. Jemi një vend duke dështuar, ka ndodhur 3 gjysmë më parë. Ajo që ka bërë vendi ynë duke lejuar miliona persona, shikoni çfarë po ndodh në qytetet tona. Është e turpshme. Ajo po e shkatërron vendin tonë. Është më i lartë numri i emigrantëve, për faj të tyre. Është një nga gabimet më të mëdha në histori që ato e kanë lejuar. Miliona njerëz kanë ardhur nga e gjithë bota. Krimi është mbi tavanin, kemi krimin e emigrantëve.

Kamala Harris: Mendoj se kjo është shumë e pasur nga dikush që është ndjekur penalisht. Gjyqi i tij është në nëntor. Ish presidenti, ka thënë të heqim fondet në ditën që ai mori edhe akuzat. E rëndësishme është të shkojmnë përpara, të kthejmë faqen. Njerëzit amerikanë janë lodhur.