VIDEO/ “Do ta bëj 11 shtatorin…”, gafa e re e Joe Biden “ndez” rrjetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shkaktuar një reagim të ashpër me një gafë të re, duke deklaruar se ai “po bën 9/11” një ditë para 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Biden e bëri komentin gazetarëve teksa po largohej Shtëpia e Bardhë, me gjasë duke iu referuar pjesëmarrjes së [...]Read More...

VIDEO/ “Do ta bëj 11 shtatorin…”, gafa e re e Joe Biden “ndez” rrjetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shkaktuar një reagim të ashpër me një gafë të re, duke deklaruar se ai “po bën 9/11” një ditë para 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001,

Biden e bëri komentin gazetarëve teksa po largohej Shtëpia e Bardhë, me gjasë duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në shërbimet përkujtimore për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi mesditën e së mërkurës, por deklarata e tij shkaktoi konfuzion dhe kritika.

Biden ishte planifikuar të merrte pjesë në ngjarjet në Ground Zero në Nju Jork, Memorialin e Fluturimit 93 në Shanksville dhe Pentagonin për të nderuar viktimat e sulmeve. Megjithatë, komenti i tij, i bërë para se të hipte në Marine One, tërhoqi kritika të rënda në mediat sociale, me republikanët që talleshin me incidentin.

/abcnews.al