VIDEO/ Shpërthim i fortë në portin e Kinës lindore, tymi mbulon zonën

KINË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një anije kontejnerësh të ankoruar në portin Ningbo-Zhoushan në provincën lindore Zhejiang të Kinës. Ky port për shkak të fluksit konsiderohet si më i ngarkuari në botë. Aktualisht, nuk janë raportuar viktima apo të plagosur. Shpërthimi ishte shumë i fortë, ndërsa flakët dhe tymi mbuluan zonën. Autoritetet nuk [...]Read More...

VIDEO/ Shpërthim i fortë në portin e Kinës lindore, tymi mbulon zonën

KINË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një anije kontejnerësh të ankoruar në portin Ningbo-Zhoushan në provincën lindore Zhejiang të Kinës. Ky port për shkak të fluksit konsiderohet si më i ngarkuari në botë.

Aktualisht, nuk janë raportuar viktima apo të plagosur.

Shpërthimi ishte shumë i fortë, ndërsa flakët dhe tymi mbuluan zonën. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen, ndërsa një ekip po heton mbi rrethanat e shpërthimit që tronditi portin kinez./ abcnews.al