VIDEO/ Zjarr në një depo nafte në Rostov të Rusisë pas sulmit ukrainas
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, raportuan të mërkurën kanalet ruse në Telegram. Depoja ndodhet në afërsi të fshatit Molodezhny në qarkun e Kamenskit, sipas tyre. Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Guvernatori rajonal, Vasily [...]Read More...
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, raportuan të mërkurën kanalet ruse në Telegram.
Depoja ndodhet në afërsi të fshatit Molodezhny në qarkun e Kamenskit, sipas tyre.
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Guvernatori rajonal, Vasily Golubev, tha në Telegram se katër dronë u rrëzuan në Rostov, por ai nuk përmendi ndonjë zjarr.
Kanali Baza në Telegram, i cili është i afërt me inteligjencën ruse, tha se copëzat e dy dronëve të rrëzuar e shkaktuan një zjarr në tri cisterna për ruajtjen e naftës në qarkun Kamenski.
Në rajonin Voronezh, guvernatori Aleksandr Gusev, raportoi për një zjarr në afërsi të “objekteve shpërthyese”, me gjasë afër një depoje municioni.
Si pasojë, banorët e dy vendbanimeve u evakuuan.
UAVs attacked an oil depot in the village of Gluboky in the Kamensky district of the Rostov region pic.twitter.com/EdiBMewnAJ
— Greyskull (@FreudGreyskull) August 28, 2024
/REL