Vjosa Osmani: Distria e lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta, e argjenta e saj me shije ari

“Stoike e luftarake”, kështu e ka quajtur presidentja Vjosa Osmani, xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris. Ajo ka shkruar në Facebook se medalja e argjentë e Distrias është me shije ari, sepse do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. Postimi i saj: Stoike […]

Vjosa Osmani: Distria e lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta, e argjenta e saj me shije ari
vjosa-osmani:-distria-e-lartesoi-flamurin-e-shtetit-tone-ne-majat-me-te-larta,-e-argjenta-e-saj-me-shije-ari

vjosa-osmani:-distria-e-lartesoi-flamurin-e-shtetit-tone-ne-majat-me-te-larta,-e-argjenta-e-saj-me-shije-ari

“Stoike e luftarake”, kështu e ka quajtur presidentja Vjosa Osmani, xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris.

Ajo ka shkruar në Facebook se medalja e argjentë e Distrias është me shije ari, sepse do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Postimi i saj:

Stoike e luftarake!

Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. ????????

Faleminderit Distria, faleminderit Toni!