Vodhi ushqim me vlerë 1.5 milionë dollarë, dënohet me 9 vjet burg punëtorja e shkollës

Punëtorja e një shkolle është dënuar me nëntë vjet burgim pasi ka vjedhur krahë pule në vlerë të 1.5 milion dollarëve. Grabitja e 11 mijë krahëve të pulës nga Vera Liddell, ishin të destinuara për studentët gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, thonë prokurorët, shkruan Sky News. 68-vjeçarja filloi skemën në korrik të vitit 2020 dhe [...]Read More...

Vodhi ushqim me vlerë 1.5 milionë dollarë, dënohet me 9 vjet burg punëtorja e shkollës

Punëtorja e një shkolle është dënuar me nëntë vjet burgim pasi ka vjedhur krahë pule në vlerë të 1.5 milion dollarëve. Grabitja e 11 mijë krahëve të pulës nga Vera Liddell, ishin të destinuara për studentët gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, thonë prokurorët, shkruan Sky News.

68-vjeçarja filloi skemën në korrik të vitit 2020 dhe nuk u gjet derisa një menaxher biznesi në shkollën e saj pranë Çikagos zbuloi se kostot e ushqimit ishin 300,000 dollarë mbi buxhetin gjatë një auditimi rutinë, sipas raporteve të mediave amerikane.

Shkollat ​​ishin mbyllur në atë kohë për shkak të pandemisë, por distrikti ende po dërgonte komplete ushqimi për nxënësit që po mësonin nga distanca. Liddell, e cila ishte shefe e ushqimit për 10 vjet në distrikt, fillimisht u akuzua për vjedhje. Ajo u dënua me nëntë vjet burgim pasi u deklarua fajtore.