Vrasësi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq
MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi The post Vrasësi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq appeared first on Albinfo.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe.
Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.
Në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut nuk është përmendur identiteti i personit të vrarë.
https://www.facebook.com/share/p/MVN5akUbgDBXqDN8/
The post Vrasësi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq appeared first on Albinfo.