Vras’jet në Kosovë, Berisha: Duhet të ketë kontroll të rreptë të armë’ve!

Fatkeqësisht, është rritur ndjeshëm numri i rasteve të vrasjeve në Kosovë. Për këtë çështje mjaft të ndjeshme ka folur anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Hisen Berisha. Berisha tha se vrasjet që po ndodhin janë një pasqyrim i sfidave me të cilat shoqëria kosovare ende po përballet. “Mediat shpeshherë e përshkruajnë gjendjen e sigurisë […]

Vras’jet në Kosovë, Berisha: Duhet të ketë kontroll të rreptë të armë’ve!
vras’jet-ne-kosove,-berisha:-duhet-te-kete-kontroll-te-rrepte-te-arme’ve!

vras’jet-ne-kosove,-berisha:-duhet-te-kete-kontroll-te-rrepte-te-arme’ve!

Fatkeqësisht, është rritur ndjeshëm numri i rasteve të vrasjeve në Kosovë.

Për këtë çështje mjaft të ndjeshme ka folur anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Hisen Berisha.

Berisha tha se vrasjet që po ndodhin janë një pasqyrim i sfidave me të cilat shoqëria kosovare ende po përballet.

“Mediat shpeshherë e përshkruajnë gjendjen e sigurisë në Kosovë në një mënyrë që mund të krijojë përshtypjen e një situate të jashtëzakonshme dhe të pashpresë, duke trajtuar sigurinë e jetës si një kategori me trajtim të veçantë dhe të izoluar, apo të fragmentuar në kategori qytetaresh. Jo, siguria është kategori gjenerale dhe ndjenja e sigurisë ndaj çfarëdo kërcënimi apo rreziku të lirive universale. Vrasjet, qoftë ato që prekin gratë apo ato që ndodhin në përgjithësi, janë të papranueshme dhe një pasqyrim i sfidave që shoqëria jonë ende përballet”, deklaroi ai.

Ai tha se për këtë problem kompleks kërkohet angazhim nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

“Nuk është vetëm çështje e dështimit të sistemit të sigurisë, por një problem kompleks që kërkon angazhim nga të gjitha nivelet e shoqërisë, nga forcat e rendit deri te komunitetet dhe individët. Rol e përgjegjësi të veçantë duhet të mbajnë në ketë temë Institutet studimore të fenomeneve sociologjike por edhe sistemi i vlerave kombëtare, që gruas në shoqërinë shqiptare i jep një rol, peshë e pozitë determinuese të respektit”, tha Berisha për “Gazeta Blic”.

Berisha foli edhe për armatimin në Kosovës për të cilin tha se një trashëgimi që vjen nga periudha e konflikteve dhe tranzicionit.

Ai kërkoi të ketë kontrolle të rrepta të armëve.

“Për sa i përket nivelit të lartë të armatimit në Kosovë, është një trashëgimi që vjen nga periudha e konflikteve dhe tranzicionit, e cila ka ndikuar në sigurinë e përgjithshme. Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi nuk mund të arrihet vetëm përmes masave të rendit dhe sundimit të ligjit, ajo kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin kontroll më të rreptë të armëve, legalizimin e armëve të pa deklaruara ose disarmimin e popullatës, dhe një angazhim të fortë për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi vlerën e jetës dhe paqes që vijnë përmes tolerances drejtësisë”, theksoi ai.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një shoqëri ku secili individ ndjen përgjegjësi për mirëqenien dhe sigurinë e të tjerëve, dhe ku çdo formë dhune dhe kriminaliteti trajtohet me vendosmëri dhe drejtësi”, përfundoi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.