Zelensky: Forcat ukrainase kanë forcuar pozicionet në Kursk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se trupat ukrainase kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut. Zelensky u shpreh se shefi i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë. “Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që [...]Read More...

Zelensky: Forcat ukrainase kanë forcuar pozicionet në Kursk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se trupat ukrainase kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut.

Zelensky u shpreh se shefi i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.

“Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po burgosin ushtarë rusë dhe sjellin më afër lirimit ushtarët dhe civilët tanë që mbahen nga Rusia”, tha Zelensky përmes një deklarate të publikuar në Telegram.

Ushtria ukrainase në një deklaratë tha se trupat me sukses kanë bërë përparim në Kursk. Rusia e ka cilësuar si provokim të madh inkursionin në Kursk dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet./abcnews.al