Zjarret në Prevallë, Selmanaj: Alarmi të jetë më i madh, të kërkohet ndihmë nga KFOR-i

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se alarmi duhet të jetë më i madh për situatën me zjarre në Prevallë dhe të kërkohet ndihmë nga KFOR-i për intervenime nga ajri. Ai tha se kjo çështje po trajtohet me neglizhencë derisa thotë se përballja e zjarrfikësve me këto zjarre dhe mjetet që kanë nuk është […]

Zjarret në Prevallë, Selmanaj: Alarmi të jetë më i madh, të kërkohet ndihmë nga KFOR-i
zjarret-ne-prevalle,-selmanaj:-alarmi-te-jete-me-i-madh,-te-kerkohet-ndihme-nga-kfor-i

zjarret-ne-prevalle,-selmanaj:-alarmi-te-jete-me-i-madh,-te-kerkohet-ndihme-nga-kfor-i

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se alarmi duhet të jetë më i madh për situatën me zjarre në Prevallë dhe të kërkohet ndihmë nga KFOR-i për intervenime nga ajri.

Ai tha se kjo çështje po trajtohet me neglizhencë derisa thotë se përballja e zjarrfikësve me këto zjarre dhe mjetet që kanë nuk është e mjaftueshme.

“E dhimbshme çfarë po ndodh me Prevallën! Prevalla duhet të jetë alarm për të gjithë, pushtetin qendror, lokal dhe të gjitha institucionet tjera. Prevalla nuk është thjesht një mal apo një fushë, është pasuri kombëtare e cila pret shumë të sëmurë dhe turistë. Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze. Përballja e zjarrfikësve me ato mjete që kanë nuk është e mjaftueshme. Duhet intervenime nga ajri, dhe atë mundësi duhet ta kërkojnë nga KFOR-i dhe nga shtetet mike. Qëndrojmë në krah të zjarrfikësve, të cilët meritojnë përkrahje maksimale dhe mirënjohje”, ka shkruar ai.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme tha se zjarrfikësve të Prizrenit i kanë dalë në ndihmë edhe zjarrfikësit nga disa komuna tjera për ta vënë në kontroll situatën me zjarre në Prevallë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni edhe njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj”, thotë MPB.

Gjithashtu MPB/AME thotë se nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë derisa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë.