Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut intervistë për Top Channel, Mexhiti: Ndarjet ideologjike shumë të vogla në krahasim me interesin ndërkombëtar

Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut e pozicionuan Albin Kurtit pro partisë Lëvizja Demokratike e Shqiptarëve, ndërsa kryeministrin Edi Rama si edhe në të shkuarën në krah të Ali The post Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut intervistë për Top Channel, Mexhiti: Ndarjet ideologjike shumë të vogla në krahasim me interesin ndërkombëtar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut intervistë për Top Channel, Mexhiti: Ndarjet ideologjike shumë të vogla në krahasim me interesin ndërkombëtar

Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut e pozicionuan Albin Kurtit pro partisë Lëvizja Demokratike e Shqiptarëve, ndërsa kryeministrin Edi Rama si edhe në të shkuarën në krah të Ali Ahmetit.

Këto pozicionime natyrshëm shkaktuan një ftohje të marrëdhënieve Tiranë-Shkup. Por pritja në Tiranë nga të gjithë zyrtarët e larë të shtetit shqiptarë të Izet Mexhitit zëvendës kryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut, njëherazi kryetar i partisë Lëvizja Demokratike e Shqiptarëve, shihen si një tejkalim i situatës së krijuar.

“Nga thellimi i bashkëpunimit me qeverinë shqiptare fitojnë shqiptarët dhe ky është interesi primar jonë. Të tjerat ndarjet ideologjike të fushatave zgjedhore dallimet tona shumë të vogla për bashkëpunimin kombëtar…..”

Zoti Mexhiti në këtë intervistë për Top Channel ndalet edhe në realitetin e ri politik në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve.

“Aliu pas 22 viteve pretendoi të futet në superligë me një koalicion multi etnik dhe e humbi garën si koalicion kulti etnik dhe në kampin politik shqiptarë”.

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedoninë e Veriut vlerëson propozimin më të fundit të Igli Hasanit ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë.

“E përgëzoj ministrin për departamentin që do të merret me shqiptarët në rajon”.

Top Channel

The post Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut intervistë për Top Channel, Mexhiti: Ndarjet ideologjike shumë të vogla në krahasim me interesin ndërkombëtar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .