Kolona automjetesh në pikat kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë, por pa pritje të gjata

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në komunikacion jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristike për periudhën e verës është frekuencë e shtuar e automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanovc” për hyrje dhe në pikën kufitare “Bogorodica” për dalje nga vendi, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe […]

Kolona automjetesh në pikat kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë, por pa pritje të gjata
Kufiri ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Preshevë - Tabanoc. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në komunikacion jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristike për periudhën e verës është frekuencë e shtuar e automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanovc” për hyrje dhe në pikën kufitare “Bogorodica” për dalje nga vendi, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje edhe shumë të gjata, njoftoi Lidhja Auto-Moto, transmeton Portalb.mk.

Nga aty, drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të lëvizin sipas shpejtësisë së përcaktuar, të respektojnë sinjalistikën e vendosur në komunikacion dhe të drejtojnë me kujdes veturat e tyre, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, thekson LAMM.

Nga data 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të vendit është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temepratura ekstreme të larta. Datat janë si më poshtë: të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rrugën kryesore A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7,5 tonë, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.

Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, që nga 1 prilli 2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha automjetet me peshë totale deri në 3.5 tonë.