Përleshjet që shkaktojnë panik!

Kryeministri Mickoski ka deklaruar se struktura kriminale ka pasur dhe do të ketë, por që do t’i kundërshtojmë ashpër si shtet dhe do t’i mposhtim. Ai tha se qytetarët duhet The post Përleshjet që shkaktojnë panik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Përleshjet që shkaktojnë panik!

Kryeministri Mickoski ka deklaruar se struktura kriminale ka pasur dhe do të ketë, por që do t’i kundërshtojmë ashpër si shtet dhe do t’i mposhtim. Ai tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe të lirë për gjendjen e sigurisë në kryeqytet

Gjatë ditës së djeshme një vrasje në mes të ditës në një nga vendet më të frekuentuara të kryeqytetitit tronditi Shkupin por edhe gjithë vendin. Skena e përshkruar nga dëshmitarët okularë, i ngjanë një skene filmi. Një natë më parë përleshje me armë kishim edhe në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Javë më parë një vrasje tronditëse ndodhi edhe në Bogovinë të Tetovës. Raste të tilla dhe të ngjashme në vend për një kohë të shkurtër kanë ngritur alarmin dhe frikën te qytetarët për mungesën e sigurisë në vend. Ata thonë se grupet kriminale kanë marrë hov dhe vrasjet e fundit janë shqetësuese për ata dhe fëmijët e tyre. Për këtë arsye bëhet thirrje deri te institucionet që sa më shpejtë të marrin masa dhe të parandalohen përleshje të tilla dhe të garantohet siguri më e madhe e qytetarëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se struktura kriminale ka pasur dhe do të ketë, por që do t’i kundërshtojmë ashpër si shtet dhe do t’i mposhtim. Ai tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe të lirë për gjendjen e sigurisë në kryeqytet. “Lidhur me atë se a ka më shumë detaje rreth vrasjes së sotme në Shkup, Mickoski tha se nga informacionet që ka njëri është kapur, ndërsa tjetri është në kërkim dhe se për të gjitha detajet do të informojë MPB-ja”, tha ai. Sipas Mickoskit, në këtë periudhë të tranzicionit individët po marrin përmasa të mëdha dhe këto lloj të kriminelëve do të përfundojnë aty ku e kanë vendin.

“Strukturat kriminale kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Gjatë kësaj periudhe të tranzicionit individët fitojnë vrull. Disa janë të inkurajuar nga disa qendra pushteti, por ne do t’i luftojmë dhe do t’i mposhtim. Dijeni se ne do të rezistojmë ashpër si vend dhe do t’i mundim. Qytetarët duhet të ndihen të sigurt dhe të lirë. Këta të poshtër kriminelë do të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe për këtë ju siguroj”, tha Mickoski.

Profesori universitar Bashkim Selmani, për gazetën KOHA, ka deklaruar se raportet qytetare dhe kriza e rënd ekonomike e cila prish raportet mes qytetarëve të familjes shkaktohet në dhunë. “Shkaqet e dhunës janë të ndryshme, siç thash edhe më lartë por duhet të cekët edhe besueshmëria e ulët te institucionet si dhe shqiptimi i dënimeve e shihni se është shumë minimale dhe në këtë rast akoma më shumë është shtysë pasi personat nuk i frikësohen legjislacionit dhe dënimeve. Kjo është një nga shkaqet bazë në të cilët shteti ka për detyrim që të ndërhy në këto rrethana. Dhe raportet mes institucioneve duke filluar nga policia, prokurorisë dhe gjykatës, janë të çorientuara mes vete dhe krijohen po të njëjtat rrethana dhe probleme. Duhet të cekët se edhe besueshmëria te institucionet është shumë e ulët dhe poashtu shpeshherë ndodhë që në procedura gjyqësore, sidomos përmes avokatëve dhe procedurave ngatërrohen këto procedura dhe drejtësia është në këmbim të parave dhe atij më të fortit”, deklaroi Selmani.

Ndërkaq, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, ka folur me rastin e vrasjes së djeshme në QT “Mavrovasja” në Shkup.

“Lidhur me ngjarjen e sotme të vrasjes që ndodhi në kryeqytet, dua të njoftoj qytetarët se policia është përgjigjur menjëherë me të gjitha burimet e disponueshme, duke përfshirë metodat e kombinuara policore dhe hetimore. Menjëherë janë aktivizuar dhe marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Qëllimi ynë është që të mos lejojmë që qyteti dhe shteti të kthehet në një terren stërvitor për grupet kriminale”, ka theksuar ai.

Janev shtoi se rendi dhe ligji janë dhe do të jenë mbi strukturat kriminale-mafioze. Ai shkroi se krimi nuk ka përkatësi etnike apo partiake dhe përgjigja e tyre do të jetë e ashpër dhe pa kompromis. Ai apeloi se të gjithë qytetarët duhet të ndihen të sigurt dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë me përgjegjësinë dhe përkushtimin më të madh që kjo të ndodhë. “Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe të bashkëpunoni me policinë. Siguria juaj është prioriteti ynë dhe ne nuk do të jemi të kënaqur derisa të rivendosim paqen dhe sigurinë në qytetin tonë. Mbi të gjitha, Maqedonia është një vend për të gjithë ne, në të cilin të gjithë ne dhe fëmijët tanë duhet të jetojmë dhe të ndjehemi të sigurt”, ka përfunduar Janev. (koha.mk)

The post Përleshjet që shkaktojnë panik! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .