10 qytete më të zgjuara në Evropë

Qytetet “më të mençura” në Evropë The post 10 qytete më të zgjuara në Evropë appeared first on Albinfo.

10 qytete më të zgjuara në Evropë

Kompania e teknologjisë “ProptechOS” ka publikuar “Indeksin e ri të Qyteteve të Mençura” për vitin 2024, i krijuar pas hulumtimeve dhe analizave të disa faktorëve. Parisi është në krye të listës, shkruan DailyMail.

Teknologjia inovative e gjelbër, transporti publik efikas, mundësi të mëdha punësimi, qasja në Wi-Fi, numri i aeroporteve, i pemëve dhe vendeve të punës në teknologji – janë disa prej analizave që i kanë paraprirë listës.

Kryeqyteti francez, Parisi, mori 91.8 nga 100 pikë të mundshme në infrastrukturë dhe 89.1 në tregun e teknologjisë së punës, ndërsa pati vetëm 51.4 në infrastrukturën e gjelbër – me rezultat të përgjithshëm prej 76.4.

Parisi kaloi Londrën – fituesja e vitit 2023. Londra, e cila ra në vendin e dytë me rezultat të përgjithshëm prej 73.1 pikë, pati rezultat më të mirë në infrastrukturën e gjelbër me 63 pikë. Vendi i tretë shkoi për Amsterdamin me total prej 72.8 pikëve, por me 75.4 në infrastrukturën e gjelbër, më i larti në listë. Berlini ishte i katërti me 69, dhe Madridi i pesti me rezultat total prej 68.5.

Lista e 10 qyteteve më të zgjuara në Evropë përbëhet nga:

1. Parisi

2. Londra

3. Amsterdami

4. Berlini

5. Madridi

6. Lisbona

7. Stokholmi

8. Luksemburgu

9. Dublini

10. Kopenhagen

The post 10 qytete më të zgjuara në Evropë appeared first on Albinfo.