28-vjeçarit i hiqet tumori i madh në QKUK në operacionin mbi 13 orësh

Mbi 13 orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK. Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë. Sipas komunikatës për media, intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, […]

28-vjeçarit i hiqet tumori i madh në QKUK në operacionin mbi 13 orësh
28-vjecarit-i-hiqet-tumori-i-madh-ne-qkuk-ne-operacionin-mbi-13-oresh

28-vjecarit-i-hiqet-tumori-i-madh-ne-qkuk-ne-operacionin-mbi-13-oresh

Mbi 13 orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

Sipas komunikatës për media, intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar.

“Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”, thuhet tutje në komunikatë.

SHSKUK thotë se intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit.

“Katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë. Intervenime të tilla pritet të kryhen edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë”, thuhet më tej,

Siç njofton SHSKUK, gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.

Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.