Gërxhaliu: Qytetari meriton një mbështetje më dinjitoze se me 20 euro

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se Qeveria ‘Kurti’ në fund të mandatit po merrë vendime për ta përmbushur agjendën e zgjedhjeve. Gërxhaliu thotë se s’kanë gatishmëri pushteti aktual për zhvillim ekonomik. Ai tha se 20 euro nuk janë të mjaftueshme për rritjen e një fëmije. “Të gjitha këto vendime nga Qeveria janë në […]

Gërxhaliu: Qytetari meriton një mbështetje më dinjitoze se me 20 euro
gerxhaliu:-qytetari-meriton-nje-mbeshtetje-me-dinjitoze-se-me-20-euro

gerxhaliu:-qytetari-meriton-nje-mbeshtetje-me-dinjitoze-se-me-20-euro


Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se Qeveria ‘Kurti’ në fund të mandatit po merrë vendime për ta përmbushur agjendën e zgjedhjeve.

Gërxhaliu thotë se s’kanë gatishmëri pushteti aktual për zhvillim ekonomik.

Ai tha se 20 euro nuk janë të mjaftueshme për rritjen e një fëmije.

“Të gjitha këto vendime nga Qeveria janë në procesin e përmbushjes së agjendës parapërgatitore të zgjedhjeve. Kjo është prapavi politike dhe zgjedhore e jo gatishmëri për të mbështetur në aspektin ekonomik e social. Qytetari meriton një mbështetje më dinjitoze se me 20 euro kur kemi rritje të inflacionit e ngritje të çmimeve”, përfundoi Gërxhaliu për Front Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar në detaje kriteret e skemës së shtesave për fëmijët dhe shumën që do të marrin për muaj dhe vit.

“Është një ditë e mirë për të gjithë fëmijët ane kënd vendit, për të gjitha nënat që marrin shtesa në emër të fëmijëve. Bëhet fjalë pra, për 403 mijë, ose më mirë për mbi 403 mijë fëmijë që tani aktualisht janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve, dhe duke e parë të nevojshme ridizajnimin, jemi siguruar që të rritet mbështetja, dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët. Se si llogaritet nga numri i fëmijëve, është kriteri se sa nëna janë regjistruar, dhe për sa fëmijë merr shtesë aktualisht. Pra mund të ketë dy fëmijën apo tre, dhe kuptohet se njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, janë vetëm dy fëmijë që marrin shtesa. Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit, për fëmijën e dytë, apo për dy fëmijë, është dy herë nga 20 euro, apo 480 euro në vit, ndërkaq në vitin e tretë, bëhet një kapërcim substancial në shumë, sepse për tre fëmijë bëhet nga 30 euro në muaj, që nënkupton nga 90 euro për tre fëmijët, dhe 1 mijë e 80 euro bë vit”, ka thënë ai. /FrontOnline/